Spasovski: Pas 15 vjetësh kandidat për në BE, presim një përgjigje pozitive

Kryeministri teknik Oliver Spasovski në një deklaratë për shtyp në prani të eurokomisarit për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelji, tha se pas 15 vitesh kandidat për në BE presim një përgjigje pozitive nga BE-ja. Ai tha se presim që nga tetori i vitit të kaluar një përgjigje pozitive, pasi sipas tij, Maqedonia e Veriut i kishte përmbushur të gjitha kërkesat. “Këtë herë presim mos të ndodhi i njëjti gabim si ai i tetorit të vitit të kaluar. BE-ja ka qenë gjithmonë objektivi ynë i qartë dhe për këtë jemi të palëkundur duke çuar edhe reformat e kërkuar përpara”, tha Spasovski./Alsat