Spasovski – Palmer: Së shpejti presim vendim nga BE-ja për fillimin e negociatave inkuadruese

Prej rezultateve të reformave dhe zbatimit të tyre pritet vendim pozitiv dhe i shpejtë i BE-së për fillimin e negociatave si hap logjik dhe për shkak të plotësimit të të gjitha kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO.

Këtë e ka theksuar i dërguari special i sekretarit amerikan të shtetit i SHBA-së
për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer sot në takimin me kryeministrin
Oliver Spasovski, në margjinat e Samitit për Ballkanin Perëndimor dhe Bankën
Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim në Londër, duke e përsëritur
përcaktimin e vendit të tij për mbështetjen e reformave dhe zbatimin e tyre në
Maqedoninë e Veriut.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim edhe njëherë është konfirmuar
miqësia dhe partneriteti strategjik midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut
ndërsa u veçua lidershipi i vendit në bashkëpunimin rajonal.

Në këtë drejtim, thuhet, kryeministri Spasovski theksoi se Maqedonia e Veriut
mbetet e përkushtuar në plotësimin e obligimeve të Marrëveshjes për miqësi,
fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe për Marrëveshjen e
Prespës me Greqinë, të cilët morën mirënjohje se janë realizuar në frymën e
vlerave evropiane dhe se janë shembull i ndritur në zgjidhjen e kontesteve
bilaterale në rajon, qëndron në kumtesë./Tv21/