Spasovski: Marrëveshja e arritur mes partive hapi i parë për zgjedhje gjithëpërfshirëse, korrekte dhe demokratike

Marrëveshja e arritur mes liderëve të partive politike zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik është me interes të jashtëzakonshëm për qytetarët dhe për perspektivat e vendit tonë. Ai është hapi i parë drejtë organizimit të zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, korrekte dhe demokratike sipas shembullit të përvojave evropiane të cilat duhet të bëhen praktikë e jona e rregullt në të ardhmen, shkroi kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas Spasovskit, Qeveria do t’i sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme dhe në këtë situatë të krizës për shkak të KOVID-19 institucionet të përgatisin dhe realizojnë proces të sigurt zgjedhor nga aspekti shëndetësor.

“I siguroj qytetarët e vendit tonë se të drejtën e tyre të votës do ta realizojnë në kushte të sigurta”, bëri të ditur kryeministri.