Spasovski: Javën e ardhshme Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia e Veriut sot qaset ndaj dërgimit të dokumentit për ratifikim të Protokollit për aderim në NATO, prejse  atë paraprakisht e bënë  të gjitha vendet-anëtare, paralajmëroi sot në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Oliver Spasovski.

“NATO-ja edhe zyrtarisht  na njoftoi se  të gjithë aleatët kanë përfunduar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin tonë. Sot, qasemi  drejt dërgimit të  dokumentit tonë  për ratifikim  për Uashingtonin. Javën e ardhshme  e njëjta  do të dorëzohet në Uashington dhe me atë Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, theksoi Spasovski.

“Këto janë momente të mëdha historike. Është plotësuar  qëllimi strategjik i rëndësishëm për stabilitetin e shtetit dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, shtoi Spasovski. .