Spasovski deri te punëtorët shëndetësor: Kujdesuni për veten, që të mund të kujdeseni edhe për ne

Në shënimin e Ditës botërore të shëndetësisë, kryeministri Oliver Spasovski, sot i porositi punëtorët shëndetësorë të kujdesen për veten, që të mund të kujdesen edhe për qytetarët dhe shëndetin publik.

“Sot është Dita botërore e shëndetit, të cilën këtë vit Organizata botërore e shëndetësisë tërësisht ia përkushton punëtorëve shëndetësorë dhe në këtë kontekst dëshiroj t’i porosis të kujdesen për veten, që të mund të kujdesen edhe për ne, familjet tona dhe shëndetin publik”, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Spasovski. .