Rritja e bilancit të vrasjeve është më e larta në aspektin numerik, që prej momentit të shfaqjes së rastit të parë në Spanjë. Të shtunën u raportuan 324 vdekje të reja në vend, shkruan BBC.
Gjithashtu janë konfirmuar mbi 3,600 raste të reja. Zyrtarët thonë se 28.572 janë infektuar që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë – 2,575 njerëz janë shëruar.
Pas Italisë dhe Kinës, Spanja ka raportuar numrin më të madh të rasteve të koronavirusëve në botë. Shumica e vdekjeve janë raportuar në kryeqytetin e vendit, Madrid.