Në Spanjë janë regjistruar 297 viktima nga Covid-19 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 8,744.
Spanja është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi pas Italisë.
Ditën e sotme është raportuar se edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sançez rezultoi pozitive me Covid-19.
Ndërkohë landi i Bavarisë në Gjermani ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme pasi ministria e ekonomisë e vendit lëshoi një paralajmërim të ashpër.
Markus Soeder, krytari i landit që kufizohet me Zvicrën dhe Austrinë, tha të hënën e 15 marsit në Mynih se situata është shumë serioze dhe po ndryshon çdo ditë, për fat të keq jo për mirë.
Aktualisht në Gjermani janë shënuar 13 viktima dhe 6,248 raste me koronavirus.