Spanja shënon një ndër shifrat më të ulëta të viktimave të virusit në javët e fundit

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,729 raste të reja të infektimeve, ndërsa 3,024 persona u shëruan, shkruan “The Guardian”.
Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Spanjë është 207,634 persona, ndërsa 23,190 njerëz kanë vdekur.

Në krahasim me javët e kaluara, kur Spanja shënonte mbi 900 viktima për 24 orë, gjendja tash duket se ka filluar të stabilizohet.

Qeveria spanjolle ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit, duke lejuar riaktivizimin e disa sektorëve të ekonomisë dhe lejimin e fëmijëve për të dalë jashtë shtëpive një orë në ditë.

Spanja ka më së shumti të infektuar me COVID-19 në Evropë, ndërsa është e dyta për numrin e viktimave pas Italisë.