Spahn: Sistemi shëndetësorë i Gjermanisë vazhdon të jetë stabil

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn theksoi se Gjermania nuk e ka tejkaluar “pragun kritik”, për shkak të numrit të pacientëve të rinj me Covid-19, që sërish tejkaloi 1.000 persona të sëmurë në ditë.

“Për momentin ende jemi në nivel me të cilin sistemi shëndetësor mund të përballet”, deklaroi Spahn.

Spahn theksoi se nëse tani stabilizohet numri në nivel të caktuar, atëherë sistemi shëndetësor nuk do të ketë problem.

“Sistemi shëndetësor mund të përballet me një numër prej 1.000 të infektuar të rinj. Por, nëse numrat edhe më tej rriten, atëherë do të duhet të jemi të vetëdijshëm, në mënyrë që mos duhen masa të mëtejshme”, deklaroi Spahn.

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani, pas tre muajve numri i të infektuarve të rinj sërish e tejkaloi numrin prej 1.000 personave në nivel ditor, respektivisht brenda 24 orëve u regjistruan 1 147 raste të reja me Covid-19, duke çuar në 214.214 numrin total të rasteve

Me shifrën në fjalë në Gjermani shënohet rritja më e lartë në numrin e rasteve të regjistruar deri më tani që nga muaji maj.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani ka arritur në 9.183 ndërsa numri i të shëruarve deri më sot në 195.900.