Soylu: Nga Edirne në Greqi kanë kaluar 142.175 refugjatë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se numri i refugjatëve që kanë kaluar në Greqi, nëpërmjet qytetit Edirne ka arritur në 142.175.

Lidhur me numrin e refugjatëve të larguar nga Turqia, ministri Soylu nëpërmjet llogarisë në Twitter ka informuar se “që nga ora 12:10 sipas orës lokale ka arritur në 142.175 numri i refugjatëve që janë larguar nga Turqia dhe kanë kaluar në Greqi nëpërmjet qytetit Edirne”.