Gjendja në SPQ “8 Shtatori” është nën kontroll. Rreth 20 persona – mjekë, infermiere dhe personel teknik janë në vetizolim shtëpiak në bazë të kontaktit me rast të konfirmuar, deklaroi sot drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, Irinka Sotirova-Buhova.
“Puna në spital nuk është e komprometuar. Spitali ‘8 Shtatori’ punon me personelin e tij dhe me ndihmën e institucioneve të tjera shëndetësore me kapacitet të plotë”, theksoi Sotirova-Buhova, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media.
Anketa epidemiologjike tregon se dy rastet pozitive në KOVID-19 nga personeli mjekësor në spital ishin sëmurë nga kontaktet të jashtme.
“Dy rastet e para pozitive sipas anketës epidemiologjike tregojnë se infeksioni është importuar nga jashtë. Të tjerët janë izoluar në bazë të kontaktit me person pozitiv”, tha Sotirova-Buhova.
Sa i përket informacionit se persona mjekësorë të Armatës do të marrin strisho nga persona të cilët janë në karantinë, Sotirova-Buhova tha se ajo nuk ka informacione të tilla.






