Sot pritet shtrenjtim i ri i derivateve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme duhet të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Javën e kaluar me vendim të KRRE-së, çmimet e benzinës dhe dizelit u shtrenjtuan për 3.5 denarë për litër.

Nga KRRE kanë thënë për Gazetën Lajm se në bazë të lëvizjes së çmimeve në tregjet botërore, sot do të ketë rritje të re të çmimeve të derivateve në Maqedoninë e Veriut.