Sot LSDM mban kongresin partiak. Por, askush në LSDM nuk e di se kush do ta zë vendin e nënkryetares së deritanishme, Radmilla Sheqerinskës, njërës nga figurat që nga përbërja aktuale ka karierë më të gjatë në drejtimin e partisë. Përgjigje për këtë nuk ka as kryeministri dhe kryetari i partisë, Zoran Zaev, as vetë Sheqerinska dhe as kandidati i shumëpërfolur në opinion si zëvendësues I Sheqerinskës, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Nuk kam folur për atë temë me kryetarin Zaev, unë besoj se do ta bëjë ekipin më të mirë, njësoj sikurse deri më tani dhe do të vazhdojë të punojë me sukses në sferën e implementimit të të gjitha politikave të suksesshme njësoj sikurse deri më tani”.
Lideri i partisë, tha se asgjë nuk dihet deri nesër në kongresin partiak, ku tha se do të futen me politika të reja./SHENJA