Sot festojmë ditëlindjen e gënjeshtrës së Teuta Arifit për autobusat

Arjanit Xhaferi

Më 30 Shtator 2019 (fiks para një viti) me vendim të Këshillit të Komunës së Tetovës për së dyti herë u themelua Ndërmarrja Publike për Transport Publik “Tetova Transport” – Tetovë. Si rëndom në gënjeshtrat e Teutës, edhe kësaj here u tha që autobusët do vinin së shpejti, por një vit më vonë mund të festojmë ditëlindjen e njërës nga shumë rrenat e saj.
(Përndryshe, me vendim të Këshillit të Komunës së Tetovës të datës 19 Nëntor 2014 u themelua Ndërmarrja Publike për Transport Publik “Tetova Transport” – Tetovë.)

TETOVA tashmë KA DY NDËRMARRJE publike për transportin publik POR S’KA ASNJË AUTOBUS!