Sot arrijnë gjysmë milioni vaksina “Sinovak”

Sot në Shkup do të arrijnë 500.000 vaksina “Sinovak”.

Pranim-dorëzimi i vaksinave do të bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, mes sekretarit shtetëror të Ministrisë së Shëndetësisë, Ivanka Stojanoski dhe ambasadorit të Kinës, Xhang Xuo.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje ka sqaruar se vaksina “Sinovak” është e sigurt dhe efikase.

“Ka efikasitet të lartë për parandalim të formës së rëndë të sëmundjes, jepet në formë muskulore në shpatull, rekomandohet edhe te gratë shtatzëna, ku përfitimet e vaksinimit të gruas shtatzënë janë më të mëdha sa rreziqet potenciale. Rekomandohet të përdoret te gjidhënëset si dhe te personat e moshuar”, shkruan mes të tjerash Filipçe duke lexuar edhe karakteristikat e vaksinës, transmeton TV21.