Sondazh: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia më së paku i besojnë vaksinës

Një sondazh i publikuar nga një nga një organizatë që financohet nga fondet e BE: “Balkans in Europe Policy Advisory Group”, ka arritur në përfundimin se rreth 52% e qytetarëve të Shqipërisë nuk besojnë se vaksina e Covid 19 do të arrijë në përfundimin e Pandemisë, ndërkohë që në një kuotë më të lartë është e Kosova, madje më të lartë Maqedonia e Veriut, ku sërish shqiptarët i japin një kuotë të lartë mosbesimit.

Sipas rezultateve të publikuara, rreth 35% e qytetarëve të Shqipërisë mendojnë se vaksina nuk do të zgjidhë problemin e Pandemisë së koronavirusit, 20% mendojnë se kanë dyshim se kjo vaksinë do ta zgjidhë problemin, ndërkohë që 40% mendojnë që vaksina do ta zgjidhë problemin, kurse 25% mendojnë që përgjithësisht do ta zgjidhë.

Në të njëjtin nivel është edhe Kosova, e pak më lart edhe Maqedonia e Veriut. Por edhe Serbia, Bosnja, Mali i Zi, janë thuajse në të njëjtat shifra, Sipas analizës, Balkani Perëndimor është i përfshirë nga teoritë konpirative.

Në Ballkanin Perëndimor, teoritë e konspiracionit gjejnë tokën e tyre pjellore. Institucionet janë të dobëta dhe shpesh mosbesimi prevalon.

Sondazhi BIEPAG u krye nga instituti i famshëm IPSOS në Ballkanin Perëndimor ka dhënë shifra të tmerrshme.

Por gallata në këtë mes është se jo të gjithë vendet e Ballkanit mendojnë njësoj. Ndërsa serbët ja vënë fajin Perëndimit për koronavirusin, dhe shfajësojnë kinezët e rusët, që i cilësojnë viktima, nga ana tjetër shqiptarët fajësojnë kinezët dhe mendojnë se ka një komplot nga Kina kundër Perëndimit.

Serbët, thonë se është Vatikani që ka kryer një komplot kundër tyre së bashku me “Kominternin”.

Në Serbi dhe Mal i Zi, kanë mendimin se ka një elitë “globaliste” ku shef është George Soros që synon të shkatërrojë këtë komb.

Dhe këtu ka të dhëna shumë kontradiktore: 70% e qytetarëve të Shqipërisë, 58% e qytetarëve të Kosovës e 49% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut besojnë se koronavirusi është prodhuar në një laborator në Kinë.

Sondazhi për Ballkanin/ Shqiptarët nuk besojnë te vaksina e

50% e serbëve mendojnë se atë e kanë prodhuar lobet e mëdha farmaceutike. Ndërkaq, në Ballkan, shumica më e madhe e qytetarëve që i vënë fajin Bill Gaters për Covid 19 janë shqiptarët. 45% e tyre mendojnë se bosi i Microsoft është njeriu që e ka sjellë virusin. Por në Kosovë, Bosnjë dhe Serbi nuk mendojnë kështu.

Sondazhi u krye nga Qendra për Studime të Evropës Juglindore me bazë në Universitetin e Grazit në 2000. Qendra rregullisht organizon konferenca dhe punëtori ndërkombëtare promovojnë kërkime shkencore në Evropën Juglindore.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.