Trajneri i Mançester Junajted, Ole Gunar Solskjer i tregoi pikpamjet e tij pas mposhtjes nga Çellzi (1:3) në gjysmëfinalen e FA Kupës.
“Goli para gjysmëfinales ishte goditje për ne. Çellzi kishte 48 orë për pushim më shumë se ne para ndeshjes. Kjo nuk është justifikim, por fakt. Nuk mund të përdor justifikime. Megjithatë, më mirë të performohet në gjysmëfinale se sa të mos jesh atje”, tha Solskjer.
Norvegjezi kërkoi nga futbollistët e tij të fokusohen në sfidat e ardhshme.
“Nuk ka kohë për keqardhje. Këtë javë kemi dy ndeshje para nesh, ndërsa pastaj edhe performancë në Ligën e Evropës. Do të gjindemi dhe do të përgatitemi për takimet e ardhshme”, shtoi Solskjer.
Mançester Junajted në dy xhiro para fundit të Premier ligës është i pesti me shansë për ta kaluar Lesterin i cili ka një ndeshje më shumë./MIA