Chris Smalling ka pranuar se ka luftuar shumë që të kthehet te Roma dhe është i gëzuar që e siguroi transferimin nga Manchester Unitedi.
Mbrojtësi anglez ishte i huazuar në Olimpico në sezoni e kaluar dhe e dëshironte qëndrimin afatgjatë te Giallorossët. Mirëpo, arritja e marrëveshjes mes dy klubeve zgjati shumë.
Sidoqoftë, palët u pajtuan para mbylljes së afatit kalimtar veror që 30-vjeçari të kalojë te Roma për 15 milionë euro.
“Është një çlirim shumë, shumë i madh. Mendoj se të gjithë e dinin se doja të kthehesha dhe ta përfundoja marrëveshjes, megjithëse se kjo ndodhi shumë afër mbylljes së afatit, është një çlirim i pastër. Tash mund ta shijoj dhe pastaj të kthehem me skuadrën”, ka thënë lojtari për faqen zyrtare të klubit.
Smalling ishte pritur nga tifozët e Romës në aeroport, të cilët e kishin kënduar emrin e tij.
“Ishte shumë, shumë e veçantë… Të shihje një grup aq të madh porsa aterrova… sinqerisht, e ndjeva dashurinë e tifozëve porsa shkela në fushë, mirëpo është rritur dhe është rritur dhe është një ndjenjë shumë e veçantë”, ka shtuar lojtari. /Telegrafi/