Për herë të parë nga fillimi i epidemisë në Slloveni nuk ka raste të reja me koronavirus, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.
Dje në laboratoritë e vendit janë bërë gjithsej 500 teste, ndërsa asnjë nuk ka qenë pozitiv.
Sipas të dhënave të Institutit kombëtar për shëndet publik në këtë moment në spitale për shkak të Covid-19 shërohen 59 pacientë, ndërsa vetëm 21 në repartet për kujdes intensiv.
Prej nesër në shtet sërish fillojnë me punë një numër i madh i dyqaneve, ndërsa do të hapen edhe restoranet dhe kafiteritë, të cilat do të funksionojnë nën masa të veçanta mbrojtëse./MIA