Sllovakia ndalon tubimet e më shumë se gjashtë personave

Qeveria sllovake do të ndalojë tubimet e më shumë se gjashtë personave nga familje të ndryshme, duke filluar nga e marta, si përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të infektimeve të COVID-19.

– Advertisment –

Kjo masë i shtohet një sërë masash të tjera, të vendosura të dielën për të ndaluar përhapjen e virusit, sipas të cilave restorantet janë të detyruara të shërbejnë vetëm ushqim me vete nga e enjtja, si edhe mbylljen e plotë të pishinave, saunave dhe palestrave.

Të dhënat e Ministrisë sllovake të Shëndetësisë tregojnë se, më së shumti, infektimet ndodhin në dasma dhe festa familjare, ndërsa nuk ka të dhëna të besueshme për mundësitë e infektimit në vendet e punës ose restorante.