Skandal: Hashim Thaçi që deshi ta ndajë Kosovën me Vuçiqin, bën apel për bashkimin e partive në Maqedoni!

Pas zgjedhjeve të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, është deklaruar në një prononcim për gazetën “KOHA” edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Dhe paramendoni, Njeriu i cili akuzohet se ka plan sekret me presidentin serb Vuçiq për ndarjen e Kosovës, tani bën apel për bashkimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët vetëm të bashkuar mund të realizojnë të drejtat e tyre legjitime. Duke i përgëzuar për këtë sukses zgjedhor, uroj që partitë politike shqiptare të marrin vendim strategjik për te mirën e tyre dhe të Maqedonisë së Veriut. Një kryeministër shqiptar atje, do të ishte një arritje historike për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka deklaruar Thaçi.
Edhe Riçard Bolton, Ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, në librin e tij ka shkruar se ideja për ndarjen e Kosovës nuk ka qenë e Uashingtonit, por e Thaçit dhe Vuçiqit.