Ndonese pritej të ketë rrëmujë, rrugët dhe shitoret ishin të zbrazura. Në ditën e tretë, përkatësisht në ditën e fundit të masës qeveritare Fundjavë pa TVSH, zona qendrore e Shkupit ishte pothuajse e zbrazët. Disa prej dyqaneve mbetën të mbyllura. Punuan vetëm disa dyqane për pajisje IT, por edhe brenda tyre numri i blerësve ishte shumë i vogël.
Një pjesë e qytetarëve me mendime të ndara për masën qeveritare. Shumica prej tyre nuk deshën të flisnin para kamerës sonë, ndërsa disa të tjerë as nuk dinin se ekziston një masë të tillë.
Edhe tregtarët nuk ishin të disponuar për të folur. Disa nga shitoret për pajisje IT dhe aparatet e amvisërisë ishin të hapura, por pothuajse të zbrazëta. Askush nuk deshi të komentojë se sa janë të ardhurat dhe përfitimet nga aksioni i zbatuar gjatë këtyre ditëve. Ekipi i TV21 vërejti se në shumicën e shitoreve për pajisje IT, produktet e përfshira me masën Fundjavë pa TVSH nuk ishin të selektuara dhe të shënuar në mënyrë adekuate. Në disa prej shitoreve na thanë se nuk guxojmë të xhirojmë për shkak të zhvendosjes. Përndryshe, u.d. drejtori i DAP-it Faruk Omeri theksoi se masa qeveritare realizohet me qëllim që të ndihmohet ekonomia vendore dhe se qytetarët do të jenë në rolin e inspektorëve në terren.
“Do të nxitet shpenzimi dhe do të përkrahet ekonomia vendore. Në afat të gjatë kjo masë do të thotë luftë me ekonominë gri, për shkak se çdo qytetar do të jetë inspektor në terren”, deklaroi Faruk Omeri – U.D – Drejtor i DAP.
Tregtarë që nuk punojnë për fundjavë të zgjatur, qytetarë që nuk blejnë ndërsa shumica prej tyre për shkak të fundjavës së zgjatur janë jashtë qytetit, PR i pamjaftueshëm për zbatim të masës qeveritare, janë disa prej mangësive për të cilat sugjerojnë analistët nga sfera e ekonomisë. Përndryshe kthim të të gjithë TVSH-së për produktet e blera gjatë tre ditëve të kaluara, qytetarët do të mund të presin deri në fund të muajit. Se si do të jenë efektet e kësaj mase do të dihet nesër pas vlerësimit të rezultateve. Dje DAP-i njoftoi se në ditën e parë nga masa Fundjavë pa TVSH (10 tetor) qarkullimi i produkteve maqedonase është rritur trefish.