Sinisha Aleksovski demanton që është përjashtuar nga puna, “godet” drejtorin Musliu

Ish këshilltari për siguri i presidentit Gjorge Ivanov, Sinisha Aleksovski, ka demantuar informacionin e plasuar dje në www.lajmpress.org për përjashtimin e tij nga puna. “Unë deri sot nuk kam marrë vendim për përjashtim nga Drejtori i Agjencisë, por nëse përjashtimi është ilaç për preokupimin e tij me mua, atëherë me kënaqësi do t’i ndihmoj t’i tejkalojë pasojat e sëmundjes”, shkruan mes tjerash Aleksovski në demantin e tij.

Në vazhdim sjellim reagimin e tij të plotë:

Të nderuar,
Lidhur me publikimin në portalin tuaj me datë 19.02.2020 http://lajmpress.org/erolld-musliu-jep-goditjen-e-radhes-largon-nga-puna-sinisha-aleksovskin/, ju njoftoj që “keni publikuar informacion të rrejshëm pa i verifikuar faktet dhe pa më dëgjuar si palë të dytë në kundërshtim me etikën gazetareske. Unë deri sot nuk kam marrë vendim për përjashtim nga Drejtori i Agjencisë, por nëse përjashtimi është ilaç për preokupimin e tij me mua, atëherë me kënaqësi do t’i ndihmoj t’i tejkalojë pasojat e sëmundjes”.

Në tekst përmendni që kam qenë njeriu më i fuqishëm në kohën e Gjorgje Ivanovit dhe nëse është ashtu harroni të përmendni faktet që në atë periudhë 10 vjeçare (2009 / 2019), Erold Musliu personalisht nga unë u promovua si numër 2 në Agjencinë për zbulim, si këshilltar për bashkëpunim operativ e m ë vonë edhe në ndihmës të drejtorit për koordinim të bashkëpunimit operativ në Agjencinë për zbulim, i emëruar me vendim për sistematizim në ato vende pune nga drejtori i atëhershëm i Agjencisë, Anqe Çulev.

Në tekst përmendni publikime në portale dhe më vendosni në korrelacion me rastet “Monstra” dhe “Lagja e Trimave” (Divo Naselje) duke krijuar mendim negativ publik për mua, me çka më shkaktoni dëm në reputacionin tim dhe në karrierën profesioniste.

Lidhur me rastin Monstra jam thirrur si dëshmitar me kërkesë të prindërve të fëmijëve të vrarë për shkak të gënjeshtrave të shprehura që i ka gjeneruar ish kryeministri Zoran Zaev (https://www.mkd.mk/makedonija/sudstvo/roditelite-do-zaev-vmeshani-li-se-veljanoski-i-aleksovski-vo-ubistvoto-na-nashite “Naqevski: „Nënave u keni thënë se te Liqeni i Smilkovës ka rënë një telefon celular dhe i takon Sinishës nga Agjencia për zbulim. A ju kujtohet kjo bisedë? Zaev: “Nuk më kujtohet bisedë e tillë. Por atë e kam thënë ndoshta në kuptimin që kanë qarkulluar informacione të tilla jozyrtare”.

Njëherit edhe në pyetjen e avokatit Naser Raufi https://fokus.mk/raufi-do-zaev-dali-se-sekavash-deka-ni-kazha-deka-sinisha-aleksovski-e-avtor-na-monstrum/?__cf_chl_captcha_tk__=f4918ded7c8dfd5c1ea92960c9e96e00b1bfc92b-1582179527-0-AË8MI-BUTt9HIbfEmVJëoP4fkCydV7ëëdNdtZ__tp1M8yo4vmkJd8OPfHE5iuU2_BpeD_67fhKCHG18XLs3HFËË4ËMOTSGZV7P39ZiANI5fnV04suzEQ34xY94ë4Z-t4ZLRkHijLn4ËeYë5Mphv3VLDZ6UQ9_NJmO_ZmVRdmt8OV7ZKO01G4rAVSKNi_C1uGNtEosE49tC7lreBagrXM7q1GLZTzZJyIzËEs9_SI3ExcViaU8GGeRF0S6nT0OPI6a4g6BYUaU83mlyggËn31R6QSm_rnPMmtL9eyzoerROpYeViQuR9Lyu1JjgMIqAXJ5yyBeRËp7X7ndmtjzlYIPp8XËZe39HlRgy53sDEqMz82zM3EPgp6S4uJ3rbLPEn7TDK0oCZI7k2ËTmv-Pg-mLiAh2LC6ZtDfËZHp1i8dAg2IE3l8j07aXR8I1N4BKTKloM21CLoenCeHmB1uFS3nIINYQyZt4RFKHCtGD7nmiv_8 “A ju kujtohet që keni thënë se autori i lëndës “Monstra” është Sinisha Aleksovski, pyeti Raufi. Zaev u ërgjigj që nuk i kujtohet diçka e tillë. Ndoshta kam lexuar diçka, kam dëgjuar diçka, prandaj do të përsëris që rasti duhet të hetohet deri në fund, theksoi lideri i LSDM-së.

Ua rikujtoj deklaratën e ministrit Çulev nga data 05.02.2020 https://republika.mk/vesti/makedonija/chulev-za-sinisha-aleksovski-nitu-e-povedena-krivichna-postapka-nitu-e-obvinet-vo-nekoj-sluchaj-dosega/ “Për të as nuk është hapur padi penale, as nuk është i akuzuar në ndonjë rast deri më tani. Çdo gjë tjetër është insinuat ënë mediume lidhur me integritetin e tij. Deri më tani nuk ka as aktpadi, as padi penale, kurse Aleksovski nuk është dënuar as ndonjë vepër”, deklaroi ministri Naqe Çulev.

Në mungesë të fakteve dhe dëshmive, gjeneroni gënjeshtra dhe në tekst më etiketoni si njeri që ka mbrojtur të ashtuquajtur “integristë” duke përdorë frazën “unë jam shok i ngushtë me Sinishën”, duke më krahasuuar me Sashon (mendohet për Mijallkovin) dhe duke më ndërlidhur me partinë BDI, e me qëllim që sërish të krijoni portret negativ për mua te publiku shqiptar që shkakton urrejtje dhe mosdurim dhe krijon tensione të vazhdueshme.
Ju lutem të mos lejoni të keqpërdoreni si medium dhe ta rrënoni integritetin profesional duke marë anë në mosdurimin e dikujt personal dhe luftën e hapur kundër meje.

Për shkak se vitet e kaluara vazhdimisht gjendem nën linç media me qëllim që të krijohet percepcion antishqiptar për mua, kurse periudhën në vijim kjo do të vazhdojë nga ana e të ashtuquajturave burime të njëjta tek të cilët thirreni në tekst, burime që fshehen dhe e keqpërdorin Kabinetin presidencial, e me qëllim të tejkalimit të keqkuptimeve, jam i hapur për komunikim.

Megjithatë nga ju pres që lajmin te portali juaj nga data 19.02.2020 http://lajmpress.org/erolld-musliu-jep-goditjen-e-radhes-largon-nga-puna-sinisha-aleksovskin/ ta korrigjoni, respektivisht me qëllim që të mos ketë pasoja evidente, në bazë të nenit 13 nga Ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, ju ftoj që publikisht të më kërkoni falje si dhe ta tërhiqni lajmin, duke përfshirë edhe faqen tuaj në facebook dhe aplikacione tjera të internetit për shpërndarje të lajmeve dhe komenteve që e kanë marë prej juve si burim, dhe atë ta bëni në mjet për informim publik ose në mjet elektronik për informim publik, me qëllim që të zbutet dëmi ndaj meje që e shkaktoi publikimi juaj pas të dhënave të rrejshme nga person i tretë.
Nëse nuk veproni në pajtim me thirrjen time, ju informoj që do të jem i detyruar të kërkoj mbrojtje të drejtave të mia në mënyrë ligjore në pajtim me dispozitat e Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje.