Simovski: Pres që nga nesër numri i të regjistruarve të jetë 1 milionë

Drejtori i Entit Shtetërorë të Statistikave Apostoll Simovski, tha se regjistrimi i popullisë po zhvillohet me intensitet të mirë dhe pa probleme.

Simovski pret që deri nesër të regjisrohen deri në 1 milionë qytetarë.

“Deri dje janë regjistruar 800.008 qytetarë, ndërsa nga nesër presim që ky numër të jetë një milion. Numri i atyre që refuzojnë është gati aspak, ndërsa pas bisedimeve, shumica prej tyre po nënshkruhen. Ata që bëjnë thirrje për bojkot në rrjete sociale nuk mendojnë mirë për shtetin”, tha Simovski. /SHENJA/