Siç ka njoftuar Prokuroria e Gjilanit, dyshohet se zyrtarja policore Valdete Bllaca ka vrarë me armë zjarri prindërit dhe dy vëllezërit e pastaj edhe vetën. Fqinjët kanë treguar për lajmi.net, se vëllai i madh i familjes për shkak të gjendjes së tij mendore ka qenë edhe në institucionin për personat me gjendje të rëndë mendore. Po ashtu, siç flitet nga fqinjët, edhe policja kishte pasur probleme mendore, dhe kjo është njëra ndër arsyet pse ajo ishte suspenduar nga puna.

Gjilani është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se zyrtarja e policisë, Valdete Bllaca, ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e më pas edhe veten.
Lajmi.net është duke qëndruar në Gjilan për të mësuar me shumë rreth kësaj ngjarje tragjike.Siç kanë thënë fqinjët për lajmi.net, Fisniku, djali i vogël i familjes me gjithë shkollim të lartë, pra që kishte të kryer kriminalistikën, punonte si kamarier në Gjilan.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu, ka thënë se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare.