Si u shua Prokuroria Speciale gjatë 2019

Vetëm pesë muaj më vonë, Janeva vërtetë nuk u ndërrua, por u shkarkua nga puna. Boki 13 dhe rasti “Reket” e vulosën karrierën e Katicës. Ajo u pushua nga posti i shefes të PSP-së por gjithashtu edhe nga detyra si prokurore. Miti i “Engjëjve të Çarlit” filloi të zhytet në baltë, sikur zgjidhej roli i “sinjorës” Katicë në zhvatjen e parave nga biznesmeni Orce Kamçev. PSP-ja filloi të vdiste, me po aq me vrull sikur kur i formua. Por le të kthehemi disa muaj mbrapa. Në mars të këtij viti, Janeva me plot bindje theksonte se PSP-ja punon me kapacitet të plotë. Ndër hetimet kryesore Janeva pohonte se ishte edhe rasti “Perandoria”, ku mes të dyshuarve janë Sasho Mijalkov dhe Orce Kamçev. Pikërisht Kamçevi do të jetë njeriu që do të shembë PSP-në dhe Katica Janevën në muajt që do të vijnë. Fotografitë në Instagram, paraqitjet e shpeshta në 1TV paralajmëruan miqësinë e re mes Boki 13 dhe Janevës. Së shpejti, tregimet për “Reketin” e supozuar filloi të tregojë gazetari Branko Gerovski. Përmes pseudonimeve zbuloi se Boki ka filluar të zhvatë. Tashmë, më 15 korrik, Jovanovski u arrestua. Të njëjtën ditë, Janeva njoftoi për dorëheqjen me kusht, por atë e lidhi me ligjin për prokurorinë. Shtatë ditë më vonë ajo doli në publik, kur tashmë u zbulua se ishte pjesë e skemës së zhvatjes së Boki 13./Alsat-M