Si rrallëherë Ryva publikon foto me burrin nga oborri i shtëpisë

Këngëtarja Ryva Kajtazi është aktive në rrjete sociale mirëpo jetën e saj private është munduar gjithmonë ta mbajë sa më larg publikut e mediave.

Andaj janë të pakta momentet kur ndan me ndjekësit foto me bashkëshortin e saj.

Këtë ka vendosur ta bëjë sot, ku çifti shihen duke shijuar rrezet e diellit nga oborri i shtëpisë.

Ata së bashku kanë një vajzë dhe janë në pritje të fëmijës së dytë pasi Ryva është shtatzënë.