Si pasojë e Korona Virusit ka ndërruar jetë gazetari kërçovar, Refik Zenku

Sot në orët e pasditës ka ndërruar jetë gazetari nga Kërçova, Refik Zenku.

Gazetari Zenku ka ndërruar jetë si pasojë e korona virusit. Nga pandemia ishte prekur në pjesën e dytë të muaj Tetor dhe për katër javë ka qenë në gjendje kome. I ndjeri më herët ka vuajtur nga një sëmundje në mushkëri.

Gazetari Refik Zenku ka qenë gazetar shumëvjeçar në Tv Gurra dhe Agjencinë Informative të Maqedonisë – MIA, si koronspodent nga Kërçova.