Si asnjëherë më parë, Dani këndoi në qytetin e Pejës pa publik

Pas koncertit të Sabri Fejzullahut në Prishtinë dhe Xenit në Gjakovë, Dani i këndoi Pejës.

Këngëtari ka perofrmuar drejtpërdrejt nga qyteti i Pejës, për t’i argëtuar qytetarët që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Dani këndoi disa prej hiteve që i ka sjellë ndër vite, ndërsa e shoqëroi me intrumente “Sofra Pejane”.

Ashtu sikurse Sabriu në Prishtinë e Xeni në Gjakovë, edhe në Pejë, Dani këndoi pa publik, gjë që nuk i ka ndodhur më parë.