Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve në Shkup, kërkesa ka rritur çmimin deri në 180 euro për metër katror

Nga 15-20% ose prej 150 deri në 180 euro për metër katror mesatarisht ka rritje të çmimit të apartamenteve vetëm në 8 muajt e fundit. Kështu që nëse një banesë në qendrën e Shkupit ka kushtuar 1300 euro për metër katror, tani shitet me çmim prej më së paku 1500 eurove.

Shtrenjtimi i repromaterialeve, mungesa e fuqisë punëtore, por para se gjithash rritja e interesit që nga fillimi i pandemisë, kanë rritur çmimin e banesave në vend. Këtë trend shtrenjtimi e ndjekin edhe ndërtesat e vjetra edhe përkundër faktit që janë ndërtuar me material me çmime më të ulëta.

“Banesë në treg në 5-6 muajt e fundit, edhe po të doni që nga fillimi i krizës nuk mund të gjeni banesë të lirë më shumë se 10 ditë. Kjo për fakt të keq nuk ka ndodhur më herët ose para koronës. Kërkesa e banesave, pa marrë parasysh 45, 65, 85, të mos them edhe 135 metra katror është shumë e madhe”, tha Sllobodan Mitrovski, Agjencia për patundshmëri “Astoria”.

Çmimi i banesave nuk do të ulet për shkak se nuk ka bazë për një gjë të tillë. Çmimi mund të mbetet i njëjtë edhe vitin e ardhshëm, thonë nga Agjencia për patundshmëri.

“Gjithë atë që e kërkojmë si shoqatë pranë OEM kishte të bëjë kryesisht me masat anti-krizë që do të përmirësonin gjendjen në ndërtimtari jo vetëm te kompanitë por edhe te qytetarët. Posaçërisht masa për uljen e TVSH nga 18 në 5%, kjo masë do të ndikojë shumë te kompanitë që kanë problem me çmimin dhe që punojnë në projekte kapitale dhe projekte që publikojnë institucionet publike, projekte të cilat janë fituar në bazë të kriterit të çmimit më të ulur dhe kanë marrëveshje që çmimet të jenë të pandryshueshme”, deklaroi Andrea Serafimovski.

Shoqata e ndërtimtarëve pranë OEM para pak kohe i ka propozuar Qeverisë masa anti-krizë duke pasur parasysh shtrenjtimin e materialeve që ndikojnë edhe në çmimin e banesave, si dhe ndaj vendimeve për renovim. Nëse pranohen propozimet, çmimi i tanishëm i repromaterialeve do të ulet për 10%. Nga fillimi i pandemisë deri në fund të vitit çeliku dhe gypat janë shtrenjtuar për 95%.