Shtohen kufizimet për këmbësorët, Rama: Nga nesër mund të dilni vetëm në këto dy orare, dhe pa njerëz të tjerë

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri bën me dije se duke nisur nga nesër këmbësorët mund të lëvizin vetëm në dy orare, 06:00 – 10:00 dhe 16:00 deri në 18:00.

“Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh.

Nga nesër dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë për çdo person dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!

Boll! një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!

Ndjesë 1000 herë, po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër! Frikë aspak, kujdes po! me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!” shkruan kryeministri në Facebook./euronews/