Shtatë persona janë lënduar në aksidente në Shkup

Shtatë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej 13 aksidente, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Policia e Shkupit, informon se dje policia rrugore ka zbuluar dhe përjashtuar nga trafiku një shofer, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe tre shoferë pa pasur patentë shoferi, si dhe pesë automjete tjera të paregjistruara.

Janë gjobitur edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në semafor të kuq, përfshirë edhe dy shoferë për rreshtim jo të rregullt.

Katër këmbësorë kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë dhe 10 shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe janë sanksionuar gjithashtu nga policia rrugore.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 71 automjete.