Shtatë dibranë nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë të lëvizjes, ndërsa tetë nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse

Në 24 orëshin e fundit shtatë dibranë nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë të lëvizjes, ndërsa tetë të tjerë nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse.
“Gjatë 24 orëve të fundit në zbatimin e masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit, në rajonin të cilin e mbulon Reparti për punë të brendshme Dibër, shtatë persona nuk e kanë
respektuar ndalesën e lëvizjes. Ata janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngritet padi penale”, konfirmoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme nga Ohri.
Shton se në të njëjtën kohë nëpunësit policor kanë konstatuar tetë shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë.
Në këtë qytet nuk ka persona në izolim, ndërsa në vetizolim janë 30 persona, mbi të cilët bëhet kontrolli i rregullt./MIA