Në Komunën e Kumanovës u mbajt takimi i Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtimit në lidhje me aktivitetet dhe masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Shtabi komunal kërkon nga Komisioni për sëmundje infektive që Kumanova të përjashtohet nga masat apo kufizimet e reja anti-Covid.
– Advertisement –
Sipas Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim objektet hotelierike në Komunën e Kumanovës i respektojnë masat dhe duhet vetëm kontrolle shtesë të Inspektoratit kompetent.
“Ne konsiderojmë se nëse një masë e tillë kufizuese miratohet, ajo do të ndikojë që të bëhen grupime të shtuara të të të rinjve në parqe, hapësira për lojra, organizimi i ahengjeve në shtëpi dhe shtëpi private, gjë që do të ndikojë në përhapjen e virusit.
– Advertisement –
Ne u bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave në lidhje me procesin arsimor të respektojnë masat për mbajtjen e maskave dhe distancës. Përndryshe protestat do të paraqesin një rrezik potencial të madh të përhapjes së epidemisë ndërmjet vetë pjesëmarrësit në protesta, qytetarët dhe kalimtarëve.
Situata epidemiologjike në territorin e Komunës së Kumanovës është si vijon:
– Advertisement –
Raste të regjistruara pozitive -1473;
Raste të shëruara -1164;
Vdekjet totale -49;
Rastet totale aktive -260.