Shtabi i Krizës i Kumanovës e obligoi Komunën të sigurojë sasi shtesë të maskave, të cilat përmes Shtabit falas do t’u shpërndahen qytetarëve në më shumë pika.
Ky është një nga konkluzionet e seancës së sotme të Shtabit i cili rekomandoi që Komuna të sigurojë një numër shtesë të personave të punësuar nga administrata komunale, për nevojat e Shtabit të cilët do të punojnë në shpërndarjen e pakove ushqimore për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.
Nga Shtabi sot u bënë thirrje banorëve të Kumanovës që t’i zbatojnë masat, rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sillen me përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve.
“Shtabi mbetet në të gjitha kërkesat e deritanishme, rekomandime dhe sugjerime drejtuar Qeverisë së RMV-së dhe të gjitha institucioneve dhe Komisioneve të tjera shtetërore”, theksohet në kumtesë.