Shqiptari nga Struga dekorohet në Amerikë për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë

Humanist dhe një patriot i vërtet është Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane-Riverdale NJ. Kryetari Burim Zhuta është një lider shembullor, një lider i cili qëndroi pranë të gjithëve heronjve të cilët ishin në front të luftës kundër Covid-19. Burim Zhuta dhuroi jo vetem vakte ushqimore per doktoret-doktoreshat , policet, zjarrëfiksit e ushtarët , ai gjithashtu dhuroi me qindra maska mbrojtëse dhe dezinfektues spitaleve kur ato kishin nevojë më tepër se kurrë. Kryetari ynë është plot energji dhe pozitivitet , tregon dhembshuri si dhe gjithmon i gatshëm të gjindet pranë personave në nevojë. Gjatë kësaj periudhe ka marrë mirënjohje nga më të ndryshme për aktivitetin e tij , gazetar kan shkruajtur artikuj dhe ka qënë i ftuar në disa programe televizive në të cilat është përgëzuar per iniciativat e tij humanitare.
Ne jemi krenar për arritjet e Kryetarit tonë z.Burim Zhuta i cili na përfaqëson denjësisht kudo, Ne përkrahim dhe përgëzojmë aktivitetet e tij humanitare! (QKSHA-Riverdale NJ).