Personi i dytë që është arrestuar për vrasjen e ciftit homoseksual në Maltë është identifikuar si Viktor Dragomanski. Ai është 36 vjeç, me kombësi nga Maqedonia e Veriut dhe punonte si roje sigurie për një kompani private. Dyshohet se Dragomanski bashkëpunoi me shqiptarin Daniel Muka për të marrë jetën e Christian Pandlfino dhe Ivor Maciejowski.




Dragomanski akuohet për vrasjen e çiftit më 18 gusht, vjedhje, zhvatje, mbajtje të armëve dhe për një sërë veprash të tjera. I akuzuari, me shenja të kuqe në ballë, u mbështet mbi duart e tij në tavolinën përpara tij, ndërsa gjykata i bëri pyetjet fillestare.
Kur u pyet se cili ishte profesioni i tij, u përgjigj: “Nuk punoj”, duke shtuar se është i pafajshëm.
Ndërkohë është marrë një pyetje edhe një maltez pasi dyshohet se po ndihmonte Mukën të fshihej para arrestimit. Arrestimi i tyre erdhi një javë pas vrasjes së Chris Pandolfino, 58 vjeç, dhe Ivor Maciejowski, 30 vjeç. Çifti homoseksual u vra në shtëpinë e tyre për arsye ende të panjohura.(A.M/Faxweb.al)