Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 51, respektivisht në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona prej të cilëve 9 kanë rezultuar pozitiv.
Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste:
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.