Mëngjesin e sotëm qyteti i Korçës në Shqipëri është zgjuar me lëkundje tërmeti.
Kanë qenë dy lëkundje me një magnitudë relativisht të lehtë që kanë ndodhur rreth orës 04:30.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 3.7 të shkallës Righter dhe ka pasur epiqendër në Korçë.
Pas kësaj lëkundjeje, është regjistruar një tjetër me magnitudë që ka ardhur në ulje, në të njëjtën epiqendër.
Fatmirësisht, nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe apo materiale.