Shqipëri, 900 raste të reja dhe 21 viktima Covid

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar 952 raste të reja me COVID nga 3805 testime të kryera. Në 24 orët e fundit 21 qytetarë kanë vdekur nga virusi. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Që nga fillimi i pandemisë, 1,796 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.