Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 168 raste të reja dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 15.399 dhe numri i të vdekurve në 420, që nga fillimi i pandemisë.
Në orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e rritur në 9.500 numrin e të shëruarve në vend që dhe raste aktive aktualisht janë 5.479.
Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 246 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 98.646 testime për personat e dyshuar me koronavirus.