Shqipëri, 36 raste të reja me koronavirus

BELO HORIZONTE, BRAZIL - MARCH 24: Detail of the standardization of a rapid test for the diagnosis of the disease COVID-19 on March 24, 2020 in Belo Horizonte, Brazil. The Ministry of Health convened The Technological Vaccine Center of the Federal University of Minas Gerais laboratory to conduct research on the coronavirus (COVID-19) in order to diagnose, test and develop a vaccine. According to the Ministry of Health, as of Tuesday, March 24, Brazil has 1.891 confirmed cases of the coronavirus (COVID-19) and at least 34 recorded deceases. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga 359 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, pozitiv kanë rezultuar 36 raste të reja me koronavirus, 27 vetëm në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kjo është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja në Shqipëri dhe sipas tyre kjo ndodhë për shkak të grumbullimeve masive dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse.

Gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë janë shëruar, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga Covid-19 që nga fillimi epidemisë. Shqipëria ka 305 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18.500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.