Shqipëri, 19 viktima nga korona virusi dhe 744 raste të reja

Në Shqipëri 19 pacientë kanë humbur luftën me korona virusin duke ndërruar jetë në spitalet COV ID në Tiranë. Ndërsa rastet e reja të infektimeve vijojnë që të jenë shumë të larta, teksa sot janë shënuar 744 nga 2505 testime që janë bërë në të gjithë Shqipërinë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COV ID në Tiranë, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.