Shqipëri, 101 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 raste të reja dhe 6 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Loading...