Shpresë për botën/ Shërohet një grua nga koronavirusi, e para e infektuar në Itali

“Gruaja kineze ishte identifikuar bashkë me burrin e saj të infektuar nga koronavirusi, por tani gjendja e saj është e shkëlqyer. Në gjendje shumë të mirë është edhe burri i saj”, – tha D’Amato.

Presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, konfirmoi sot infeksionin e një vajze katër vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe.

Këshilltari për Mirëqenie Giulio Gallera tha se ka pasur katër fëmijë pozitivë ndaj testeve të koronavirusit në Lombardi: dy 10 vjeç, një 15 vjeç dhe një 4 vjeç, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë dhe stabile/ tch