Shpërthimi në Kumanovë, Nuhiu konfirmon 3 viktimat dhe 7 të plagosurit

Në fshatin Rramanli të Kumanovës, ku shpërtheu bobmula e gazit dhe mbetën të vdekur 3 fëmijë dhe 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ka mbërritur edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Agim Nuhiu. Pasi u transmetoj ngushëllimet familjarëve Nuhiu dha të dhënat e ngjarjes sipas Ministrisë së Brendshme dhe konfirmoi edhe 3 viktimat e rastit, të gjithë të moshës së mitur dhe 7 të plagosurit që janë dërguar drejt Spitalit të Shkupit për një trajtim më të mirë shëndetësor.

Rasti është shënuar rreth orës 10:00 të mëngjesit. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi më pas ka shpërthyer edhe zjarri ku për pasojë kemi tre viktima dhe 7 të lënduar. Viktimat janë të moshës 8-11 vjeç. Të lënduarit janë transportuar në Shkup. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë po ashtu në terren janë ekspertët e Prokurorisë- tha Nuhiu.