Zjarri ka shpërthyer edhe në fshatin Agaqoji të Kumanovës.
Nga pamjet e siguruara nga TV21 nga terreni, zjarri tanimë ka kapluar një hapësirë prej disa kilometrash.
Zjarr raportohet të ketë shpërthyer edhe në fshatin Deladroc, informojnë nga Njësiti i kundërzjarrit në Kumanovë, ku dy ekipe tanimë janë në terren prej tre orësh.
Zjarri është denoncuar në orët e pasdites, por lehtë mund të shihet edhe nga autostrada Shkup – Kumanovë./TV21