Kumanovari Faton Saqipi që jeton në Mynih të Gjermanisë ka bërë një gjest të madh në nderim të trimave të rënë të Kumanovës.
Ai djalin e tij të sapolindur e ka pagëzuar me emrun Beg Rizaj.
Fatoni ka thënë se këtë vendim e ka marrë në kujtim të shokut të tij, Beg Rizaj, luftëtarit dhe komandantit legjendar të UÇK-së, që ra heroikisht në Lagjen e Trimave në betejën e Kumanovës më 9 dhe 10 maj 2015.
Faton Saqipi dhe bashkëshortja e tij vendosën që djali i tyre të erdhi në këtë botë më 18 korrik 2020 të mbajë emrin e Beg Rizaj.(INA)