Patrioti, atdhetari Njazi Straja me prejardhje shqiptare, shoku i ngushtë i Adem Demaçit rrëfen jetën, sakrificat, burgimin dhe idealet e tyre.
Ai po mbush moshën 88 vjeç në Stamboll, edhe pse shumë vite jetoi në Turqi ai kurrë nuk harroi gjuhën shqipe, e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, ai mallkon kush e ka detyruar të shkojë në gurbet. Ka një thirrje ” Mos braktisni atdheun, nëse s’ju dëbojnë me zor”, askush s’e lëshon vendin pa asnjë arsye, nuk është lehtë me u bë mërgimtar.
Ai u burgos në vitin 1964 e u dënua me 9 vjet, u detyrua me dhunë të largohej nga Kosova. Jetoi 62 vjet në Turqi me mall e zemër të djegur. Ai thotë i përlotur ”Mallkuar qoftë gurbetí”, kurrë nuk luftuam për karrige, kishim veç një qëllim PAVARËSINË.
Straja gjithashtu rrëfen kohën që ka kaluar me shokun e tij Adem Demaçin, tregon sakrificat dhe gjithë sfidat e burgimit, idealet që kanë pasur së bashku.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:




