Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen

Shkurte Gashi është emër shumë i dashur për publkikun, e cila numëron shumë këngë në repertor.

Këngëtarja vazhdimisht është aktive me koncerte në vende të ndryshme, në të cilat mblidhen shumë fansa të saj.

Sot, Shkurta feston ditëlindjen dhe me këtë rast pranoi urime të panumërta nga familjarë, miq e kolegë.

Kënga e fundit nga Shkurte Gashi është “Jetën tënde”, të cilën e solli në bashkëpunim me Brunon dhe është pëlqyer shumë nga publiku.